Nishani: Dialog dhe kompromis. Gjermania, avokatja e madhe e Shqipërisë

18/04/2017 00:00

Presidenti Nishani tha sot se vetëm nëpërmjet dialogut mund të arrihet një kompromis.

I pyetur në lidhje me deklarimet e ministrit të Jashtëm gjerman, Nishani tha se Gjermania është avokatja e Shqipërisë dhe se qytetarët shqiptarë meritojnë të njëjtat standarde si në Gjermani apo Francë.

“Ne nuk mund ta shkëpusim asnjëherë aktivitetin politik dhe qëndrimet politike ndaj zhvillimeve të ndryshme në vend sepse në fund të fundit ky është sistemi që ne kemi ndërtuar. Unë do të dëshiroja të theksoja edhe një herë se sa e rëndësishme është dimensioni civilizues, dimensioni i një kulture të maturuar i një bashkëpunimi, i një respekti reciprok edhe përmes politikës edhe përmes akteve politike edhe përmes angazhimit institucional. Historia na ka mësuar se mjeti më i mirë është dialogu, por përmes dialogut edhe kompromisi edhe mirëkuptimi edhe respektimi standardeve të cilat janë të detyrueshme për të gjitha palët”, tha presidenti Nishani.

Top Channel