Akuzohet për trafikimin e 240 kg kokaine, arrestohet në Brazil Ervin Mata/ Reagon policia: Përdorte letra false angleze
Arsyeja kryesore e mbajtjes në këmbë të partive të vogla politike është punësimi. Kryetarët bëjnë marrëveshje, sipas të cilave me 100, 200 apo më shumë vota, punësojnë njerëzit e tyre të afërt.
Ndërkohë, mangësitë e ligjit kanë sjellë që partitë e mëdha nuk deklarojnë shifrat e sakta të shpenzimeve, duke hedhur dyshime të forta për pastrim parash.
Gazetarët e “Fiksit” pyetën edhe politologun Afrim Krasniqi. Ai tha se ka bërë një studim për partitë, shumica e të cilave nuk gjenden. Sipas tij, “ka kryetarë partish që janë larguar në emigracion, apo kanë vdekur, dhe figurojnë ende si kryetarë”.
Më tej, Krasniqi shton se Shqipëria nuk ka një ligj për çregjistrimin e partive. Pra ka mangësi ligjore për çregjistrimin e këtyre partive. Sipas Krasniqit, edhe audituesit që kontrollojnë shpenzimet e partive të mëdha parlamentare paguhen nga vet partitë dhe ky është konflikt interesi.
“Nuk ka kush i heton këto parti politike”, vijon më tej Krasniqi, ndërsa në fund thotë se “partitë politike janë burimi më i madh i pastrimit të parave në Shqipëri”.
Gazetarët pyetën edhe ish-kryetaren e KQZ-së, Lefterie Luzin. Ajo tha se KQZ-ja e ka shumë të vështirë gjetjen e partive politike, pasi ka pasur adresa fiktive.
“Kemi kërkuar ndryshimin e ligjit për çregjistrimin, pasi ka edhe kryetarë që kanë ndërruar jetë”, thotë ajo, ndërsa mbështet Krasniqin, duke pohuar se KQZ-ja nuk heton dot për fondet e partive politike, pasi audituesit marrin të mirëqena ato që deklarojnë partitë politike.
Top Channel