Dorëzimi i armëve, zgjatet amnistia

18/04/2017 00:00

Komisioni parlamentar për sigurinë kombëtare ka vendosur këtë të martë të zgjasë afatin e amnistisë për dorëzimin e armëve.

Burime pranë këtij komisioni bëjnë me dije se afati është zgjatur deri në 31 dhjetorit e ardhshëm.

Komisioni ka dalë edhe me një propozim, që fëmijëve të familjeve që dorëzojnë armët t’u jepet falas një lap top ose t’u sigurohet falas interneti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB