At. Madrid në gjysmëfinale të Champions

18/04/2017 00:00

Atletico Madrid është skuadra e parë gjysmëfinaliste në Champions League, duke eliminuar kampionët e Anglisë, Leicester.

Spanjollët fituan në ndeshjen e parë 1-0, ndërsa në atë të kthimit barazuan 1-1 duke prerë biletën për në gjysmëfinale.

Atletico Madrid kaloi e para në avantazh me anë të Niguez, duke bërë që Leicester-it t’i nevojiteshin 3 gola për të kaluar më tej. Megjithatë kampionët e Anglisë shënuan vetëm një gol me anë të Vardy-it, duke u eliminuar.

Ndonse në Spanjë nuk janë duke zhvilluar një sezon të mirë, në Europë ekipi i Simeones është duke bërë mjaft mirë dhe duket se do të pretendojë sërish fitimin e trofeut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB