47 milionë euro për ujësjellësat e 7 bashkive

18/04/2017 00:00

Shqipëria nënshkroi tre marrëveshje me kompaninë gjermane KFW në kuadër të programit për financimin të infrastrukturës bashkiake.

Bëhet fjalë për projektet e furnizmin me ujë dhe kanalizimet e qyteteve Berat, Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamëz, Librazhd dhe Lushnje.

Gjithsej janë 8 ujësjellësa dhe financimi në total është 47 milionë euro, 35 milionë euro jane kredi e qeverisë gjermane, 10.4 milionë janë grant i qeverisë zvicerane dhe po në formën e grantit falas janë 2 milionë euro të tjera nga qeveria gjermane.

Kredia, që do të akordohet nëpërmjet marrëveshjes në fjalë do t’i nënhuazohet shoqërive të ujësjellës kanalizimeve të qyteteve të përfshira në program, ajo ka terma të butë dhe një afat shlyerje 40-vjeçar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA