Top Story, PD pas deklaratës së Sigmar Gabriel

17/04/2017 00:00

Shirat e rrëmbyer të plakave të prillit dhe rrebeshi i kritikave të të dërguarit të Angela Merkel ranë mbi çadrën e protestës ditën e sotme. Megjithatë, kritikat që Berlini artikuloi në Tiranë me kryediplomatin e tij për opozitën shqiptare, morën përgjigjen e Lulzim Bashës. Fill pas takimit që pati me Sigmar Gabriel, ai tha se nuk ka asnjë tërheqje përveç qeverisë teknike.

Për këtë u diskutua në Top Storyn e kësaj të hëne.

Mustafa Nano thotë se apeli i Gabriel i mbylli çdo alibi Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

“Opozita shqiptare ndodhet përballë një fakti që duhet t’i bëjë hesapet mirë. Është një qëndrim i fortë përballë qeverisë më të fortë të europës. Opozita dhe lulzim basha nuk mund ta vazhdojnë më atë lojën që ka vazhduar dhe duhet të marrë një vendim dhe të futet në zgjedhje sepse cdo vendim tjetër do të jetë fatal për opozitën. Gabriel ka thënë që zgjedhejt nuk mund të bojkotohen, nuk mund t’i thuhet një qeverie të zgjedhur që të largohet. Basha dhe të tjerët nuk duan të humbasin zgjedhje dhe shohin që mënyra e vetme për të mos i humbur, qënka bojkoti i tyre”, tha ai.

Agrin Gjekmarkaj nuk e sheh si problem politik.

“Është problem mes logjikës dhe jologjikës. Nëse mbyllim sytë përballë qindra toni hashash brenda një muaji, vetëm atëherë mund të jetë problem politik. Basha po kërkon në atë çadër ato standarde që përmendi ministri i Jashtëm gjerman”, tha ai.
 
Për Fahri Balliun, deklarata e Sigmar Gabriel ishte një gabim dhe për këtë ai u shpreh se kryediplomati gjerman do të mbajë përgjegjësi.

“Duke i shkuar fijes së një projekti të vjetër politik, që quhet “Edi Rama dhe drogë” ai bëri një gabim që do të jetë një dështim për karrierën e tij. Edhe vetë Merkel po ta kishte bërë këtë do të ishte një dështim. Vetë aleati i Ramës, është shkëput nga droga”, thotë ai.  

Top Channel