Mbërrin i dërguari i Merkelit

17/04/2017 00:00

Ministri i Jashtëm gjerman, Zigmar Gabriel ka takuar homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, me të cilin do të mbajë edhe një deklaratë të përbashkët.

Më pas, i dërguari i kancelares Angela Merkel do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe rreth orës 15.00 do të flasë nga Kryeministria.

Pak minuta më vonë do të ketë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ambientet e një hoteli pranë çadrës.

Top Channel