Kievi kërkon mish dhe bulmet nga Shqipëria

17/04/2017 00:00

Megjithëse ka rreth 1.8 miliardë euro kapital blegtoral, Shqipëra ka 0 eksport të produkteve apo nënprodukteve të mishit, pasi konsiderohet si vend me rrezik nga sëmundjet e kafshëve.

Por Ukraina bëhet vendi i parë që vendos t’i hapë dritën jeshile eksportit të mishit, qumështit apo djathit shqiptar. Përpjekjet e biznesit të dy vendeve për të rritur shkëmbimet tregtare, sjellin pas pak ditësh në Shqipëri përfaqësues të shërbimit veterinar ukrainas, për të negociuar rreth modelit të certifikatës veterinare.

“Pika e dytë por shumë e rëndësishme është një marrëveshje dypalëshe mbi certifikatat veterinare që do të thotë tregu ukrainas do të jetë i hapur për produktet shqiptare të mishit ashtu sikurse shqipëria të jetë e hapur për produktet ukrainase”, thotë Elvira Sevostianenko, Presidente e Dhomës së Tregtisë së Doneskut

Një tjetër pikë mbi të cilën do të negociohet është heqja e marrierave tarifore.

“Produktet shqiptare shkojnë në Ukrainë përmes Maqedonisë, sepse mes këtyre vendeve ka 0 tarifë doganore kurse po të shkonin nga Shqipëria ka 10 % taksë. Do të negociojmë për kushte të barabarta”, thotë Alban Zusi nga Qendra e Eksporteve Shqiptare.

Në vitin 2016 eksportet nga Shqipëria në Ukrainë, që janë kryesisht fruta dhe perime, u rritën me rreth 19 përqind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA