Të shumë janë ata që kanë dëgjuar për ciklopin, krijesën mitologjike me një sy në mes të ballit. Por në Indi, ciklopi ekziston…megjithëse në një formë me katër këmbë.

Një kec ka habitur veterinerët në Assam të Indisë. Keci lindi me një çrregullim të rrallë; vetëm një sy në mes të ballit.

Syri është pjesërisht funksional dhe kjo ka habitur edhe më shumë veterinerët, që kur u njohën për herë të parë me rastin u shprehën pesimistë nëse kafsha do të mbijetonte.

…dhe keci jo vetëm mbijetoi, por tani shtëpia (më saktë kasollja) e të zotit të tij është shndërruar në një vend pelegrinazhi për shumë indianë që e shohin si perëndi.

Fatkeqësisht, jetesa normale dhe për një kohë të gjatë e tij është përjashtuar nga veterinerët.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA