Kushtetuesja/ rrëzohen disa nene të ligjit të KLGJ, nuk pranohet kërkesa e PD

16/04/2017 00:00

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht se ligji për organet e qeverisjes së drejtësisë është anti-kushtetues, por vendimi i Kushtetueses nuk prek thelbin e një prej ligjeve më të rëndësishme të reformës në drejtësi.

Sipas vendimit të publikuar, Gjykata ka pranuar, mes të tjerash, se kompetencat e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë cënojnë pavarsinë e sistemit të drejtësisë dhe e ka shfuqizuar.

Top Channel mësoi se gjyqtarët u ndanë 4 me 3 kundër nenit kryesor të kundërshtuar nga opozita, që vendoste një mekanizëm filtrimi të kandidatëve juristë nga avokatia, pedagogjia dhe shoqëria civile, përpara se ata të shqyrtohen në Parlament.

Që ky nen të rrëzohej, ligji kërkon 5 vota pro ankimuesit. Por megjithëse neni kryesor mbeti në fuqi, ligji duhet të rikthehet në Kuvend për shqyrtim, duke rihapur ndoshta në legjislaturën e re, një debat të vjetër dhe shumë të fortë mes forcave politike.

Top Channel