Kush është McAllister, i dërguari i Merkel dhe PPE-ve

16/04/2017 00:00

David McAllister, është një politikan gjerman dhe pjesëtar i parlamentit evropian nga Gjermania. Ai është anëtar i Unionit Kristiandemokrat, pjesë e partive popullore evropiane.

Aktualisht, është zëvendës-president i Partive Popullore Evropiane dhe kryeson, bashkë me Joseph Daul, grupin e punës të partive popullore për politikat evropiane. Për më tepër është dhe zëvendës-kryetar i unionit ndërkombëtar demokrat.

Në shkurt të 2017-ës, ai u zgjodh kryesues i komisionit të jashtëm të parlamentit evropian në vend të Elmar Brok dhe në këtë kuadër, është edhe raportues për Serbinë.

McAllister, ka qenë më herët kryeministër i shtetit të Saksonisë së poshtme në Gjermani, duke pasuar Kristian Ulf, ndërsa nga 2014 është zgjedhur pjesëtar i parlamentit evropian.

Avokat me profesion, ai konsiderohej si një yll në rritje i CDU-së, Kristian-demokratëve e madje edhe si pasues i mundshëm i Angela Merkelit.

Ai ka lindur në Berlinin Perëndimor, nga një baba skocez dhe një nënë gjermane. Ai ka shtetësi gjermane dhe britanike edhe pse ka nënvizuar se e ndjen veten tërësisht gjerman.

Top Channel