Takimi Rama- Meta, kreu i LSI takohet më herët me Idrizin

15/04/2017 00:00

Dy aleatët në qeveri, kreu i PS-së Edi Rama dhe ai i LSI-së Ilir Meta pritet të takohen lidhur me situatën aktuale politike në vend.

Burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se Meta para takimit të programuar ka pasur një takim me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Sipas burimeve mësohet se situata politike dhe mundësia e dhënies së një zgjidhjeje për këtë situatë kanë qënë temat e diskutimit.

Ndërkaq, mësohet se në takimin e programuar për në orën 10.00 zoti Meta dot ë shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama, ndërsa kryeministri nga ai i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.

Top Channel