Siguria gjatë Pashkëve, policia merr masa shtesë

14/04/2017 08:25

Policia e Shtetit bëri me dije mëngjesin e së premtes se ka shtuar masat e sigurisë për festën e Pashkëve.

Një plan i veçantë masash është hartuar për rritjen e pranisë policore në të gjithë territorrin e vendit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, por dhe të ngjarjeve me karakter terrorist.

Masat janë marrë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në objektet fetare dhe mjediset ku do të ketë organizime festive. Janë shtuar patrullimet në akset rrugore, por dhe sportelet në pikat e kalimit kufitar për të shmangur radhët e gjata që krijohen me ardhjen e emigrantëve.

Top Channel