Ruçi: Kërkohet destabilizim i vendit

14/04/2017 00:00

Gramoz Ruçi në Fier tha sot se qarqe të ndryshme kane interes qe ta fusin Shqipërinë në krizë. Dhe kjo vjen tha ai nga shtyrja e zgjedhjeve dhe mbetja e vendit pa president.

Por ai dha garancinë në emër të PS, se më 24 korrik, kur përfundon edhe mandati i Nishanit, do të ketë një President të ri.

“Ka qarqe të caktuara, forca të caktuara, që Shqipërinë duan ta lënë edhe pa President edhe pa zgjedhje në datë 18 qershor. Pastaj të shtyjnë këto zgjedhje që në 9 shtator të mbarojë dhe mandati i Parlamentit që Shqipëria të hyjë në krizë institucionale. Me pak fjalë të ripërsërisim një ‘97 tjetër. Kjo s’ka për të ndodhur. Po, Presidenti do zgjidhet. Ne jemi të hapur që të gjitha forcat politike dhe ata që janë në çadër të ulen në tavolinë të japin konsensusin e tyre, vullnetin e tyre, për të zgjedhur të parin e vendit. Garantoj në emër të PS më datë 24 korrik do ketë President. Koalicioni ynë nuk është taktik, është strategjik dhe kjo do vazhdojë të funksionojë”, u shpreh Ruçi.
 

Top Channel