Reagimet kundër ndërkombëtarëve, Çobaj: Kërkoj ndjesë
13/04/2017 00:00
Pas reagimeve që shkaktoi komenti i tij, deputeti i Partisë Demokratike, Ramiz Çobaj ka publikuar një tjetër status në Facebook, ku thotë se deklarata e tij është keqinterpretuar.
Çobaj thotë se Partia Demokratike ka mbrojtur dhe mbron të njëjtat vlera demokratike që mbron dhe Perëndimi, “për të cilat jemi duke luftuar për rreth dy muaj”.
“Nuk ka forcë më Europiane dhe më Euro-Atlantike se Partia Demokratike shqiptare”, shkruan Çobaj, i cili kërkon ndjesë për çdo keqkuptim që mund të jetë krijuar.
Top Channel