Atentati në Mirditë, merret në pyetje kolegu i viktimës. Dyshohet se autorët i zunë pritë 45-vjeçarit dhe e qëlluan me breshëri automatiku Procesi i zhdoganimit të mallrave në kufi me Kosovën është kthyer në makthin e kamionistëve.
Radhë të gjata prej mbi 2 km u krijuan edhe të mërkurën nga kamionët e tonazhit të rëndë, që transportojnë mallra nga Shqipëria në Kosovë.
“Vetëm një sportel punon. Kurrë nuk bëhen dy bashkë. Shumë ngadalë punohet. Është humbje kohe për ne dhe harxhim nafte”, thonë drejtuesit e kamionëve.
Drejtuesit e kamionëve fajësojnë palën kosovare për vonesat.
Humbja e kohës në kufi për bizneset është dhe humbje financiare dhe drejtuesit ankohen kur dëgjojnë se procedurat janë lehtësuar, ndërsa në terren përballen me një situatë tjetër.
Top Channel