Mediu: Kemi njohur ndërkombëtarët me kërkesat tona

13/04/2017 00:00

Fatmir Mediut thotë se qëndrimi i opozitës për qeveri teknike është diskutuar me ndërkombëtarët, që sipas tij, kanë treguar interes për t’u njohur me konceptin e opozitës për këtë.

“Qëndrimi ynë është diskutuar me ndërkombëtarët që janë interesuar për konceptin e opozitës për qeverinë teknike. Për ne, me rëndësi është që t’u japim qytetarëve atë që u takon qytetarëve dhe politika të mbajë atë që i takon politikës”, deklaroi ai në vijim të fjalës në Top Story.

Skënder Gjinushi e kundërshtoi dhe e cilësoi të pashembullt protestën dhe bojkotin e opozitës.

“Kjo është loja më e shëmtuar politike që po bëni dhe që nuk është bërë asnjëherë në Shqipëri”, deklaroi ai.

Top Channel