Gjinushi: PD synon destabilizimin e vendit

13/04/2017 00:00

Skënder Gjinushi thotë se kërkesa e Partisë Demokratike për qeveri teknike ka si qëllim bllokimin e zgjedhjeve, destabilizimin e vendit dhe jo zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“PD kërkon qëllimisht që të bllokojë zgjedhjet dhe këtë e bën me kërkesën e parë që të largohet qeveria dhe kryeministri i vendit”, thotë ai.

Duke folur në Top Story ai thotë se pas protestës së demokratëve fshihen duar që u intereson destabilizimi i rajonit dhe i Shqipërisë dhe heq një paralele mes situatës politike në Tiranë dhe asaj që po ndodh në Maqedoni.

“Ku e gjen opozita kurajon për të luajtur me këtë kërkesë, sepse kjo kërkesë është destabilizim i vendit. Kjo krizë i ngjan asaj maqedonase, ku Ivanov ndonëse kanë dalë zgjedhje, nuk njeh rezultatin. Lul Basha nuk do zgjedhje, por një përpjekje për të patur kriza artificiale në Shqipëri”, thotë ai.

Top Channel