Vlorë, shëtitorja drejt përfundimit, Leli: Gati për sezonin turistik

12/04/2017 00:00

Për kryebashkiakun e Vlorës, punimet për ndërtimin e shëtitores së re në qytet janë drejt përfundimit dhe sezoni turistik do ta gjejë projektin e mbaruar.

“Të gjitha bashkë jemi dëshmitarë të një volumi të jashtëzakonshëm punësh , të cilat do të kenë sukses për të garantuar një Vlorë, në pjesët më turistike të tij që nuk do të përmbytet më. Të arrijmë në kohën në kohën më të shpejtë të mundshme në realizimin e këtij projekti. Që sezoni turistik ta gjejë të mbaruar”, u shpreh kryebashkiaku Leli.

Gjatë muajit maj, do të nisi edhe asfaltimi i kësaj shëtitoreje. Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe eliminimi i derdhjes se ujërave të zeza në gjirin e Vlorës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB