Tjetër takim Rama-Meta, në fokus “presidenti”?

12/04/2017 00:00

Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar mbrëmjen e së mërkurës në zyrën e kryetarit të Kuvendit. Ky është një takim i vonuar, por në aktualitetin politik konteksti i bisedës mes tyre nuk duhet të ketë qenë rutinë.

Rama dhe Meta kanë biseduar kokë më kokë për rreth një orë dhe nga zyrat përkatëse nuk na ndonjë deklaratë.

Megjithatë besohet se tema kryesore duhet të ketë qenë ajo e zgjedhjes së presidentit, pasi Partia Socialiste kërkoi nisjen e menjëhershme të procedurave për zgjedhjen e tij.

Megjithëse është rënë dakord në parim, deri tani nuk është njoftuar për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që ndez mekanizmin për zgjedhjen e presidentit.

Rama dhe Meta kanë ende të pambyllur edhe çështjen e koalicionit, por për këtë pikë palët janë hermetike.

Top Channel