Në edicionin informativ të orës 15:00, Top Channel informoi për vendimin e Qeverisë për të shpërblyer me bonus një kompani private që është ofruar për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

E pak pas transmetimit të këtij lajmi, Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar këtë vendim përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Projekti i parë i programit kombëtar për rindërtimin hyri sot në fazën finale. Pas 25 vjetësh premtime boshe e zhgënjime pas çdo votimi, viti 2017 është viti i nisjes së punës për këtë aks, që e bën Dibrën fqinje të afërt të Tiranës dhe do t’i japë hov zhvillimit ekonomik, social e turistik të një zone të tërë bukurish e burimesh të jashtëzakonshme natyrore, që për çerekshekulli u la në rrënimin e harresës”, shkruan Rama.

Kryeministri shoqëron postimin e tij me një foto të vendimit të marrë nga kabineti që ai kryeson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB