Luis Enrique i zhgënjyer: E nisëm shumë keq ndeshjen

12/04/2017 00:00

Luis Enrique vazhdon të humbasë në Torino. Pas dy ndeshjesh kur ishte trajner i Romës, spanjolli nuk ia doli të shmangë humbjen as sot, që ishte në krye të njërit prej ekipeve më të mira të botës.

“Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë e vështirë, e ngajshme me ndeshjen në Paris. Në pjesën e dytë u përmirësuam dhe tentuam të bëjmë diçka, por nuk ia dolëm”, tha Luis Enrique.

Trajneri i Barçës mendon se do të jetë e vështirë që të realizohet përmbysja, ashtu si ndaj Parisit, por nuk ndihet i dorëzuar.

“Do të jetë shumë e vështirë të realizojmë përmbysjen, ashtu siç ishte e vështirë që të realizonim të njëjtën paraqitje të dobët, si në Paris. Gjithsesi, do të provojmë gjithçka për t’u kualifikuar për më tej.

I pyetur për gjendjen e vështirë të ekipit, Luis Enrique tha: “është e vështirë për një trajner, kur jep maksimumin për të bërë mirë në një ekip dhe shikon që nuk ia ka dalë të përmirësojë situatën. Në paraqitje të tilla, ndikon performanca e të gjithë ekipit në tërësi, jo eelementëve të caktuar. E vetmja gjë që duhet të bëjmë, është të punojmë dhe të japim maksimumin në fushën e lojës, për të arritur rezultatet e duhura”. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA