Ish-të përndjekurit, çelet kësti i tetë i pagesave

12/04/2017 00:00

Ministria e Financave çeli këstin e tetë të pagesave, i cili përmbyll plotësisht dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë që janë gjallë.

Sipas urdhërit të ministrit të Financave, janë rreth 1.650 persona të cilët me këstin e fundit përfitojnë 700 milionë lekë.

Në total, për periudhën 2014-2017, buxheti i shtetit prej 5.8 miliardë lekë, ose mbi 43 milionë euro si dëmshpërblim për ish-të përndjekurit e kategorisë së parë.

Sipas Ministrisë së Financave, krahasuar me katërvjeçarin parardhës 2009-2013, shifra e paguar për ish-të përndjekurit është është rritur me mbi 3.5 herë.

Top Channel