Fashti Çatistë gjendet 66 km larg qytetit të Gjirokastrës. 48 banorët e mbetur nga 450 të tillë që rezultonin në fillim vuajnë mungesën e shërbimeve bazë dhe infrastrukturës.

Asnjë qeveri nuk i ka mbajtur premtimet, shprehen ata, të paktën për rrugën e amortizuar nga mjetet e rënda që transportojnë lëndë drusore të marrë nga malet.

Theodhori Papa thotë: “Rrugën na e kanë prishur makineritë e rënda që vijnë me dru”.

Në fshat mungojnë edhe personeli i shërbimit shëndetësor. Kryetari i fshatit, Dhimitër Kana thotë se për mungesë të ndihmës minimale ka patur raste kur të moshuarit kanë humbur jetën.

“Po vdesin njerëzit pa ndihmën e parë. E kemi bërë problem gjithmonë. Ambulanca është në gjendje të keqe. Duam infermier. Na kanë thënë që ta gjejmë vetë infermierin. Ku ta gjejmë ne?”, thotë Kana.

Fshati Çatistë dikur zoteronte 50 ha vreshta, nga të cilat kanë mbetur vetëm 20. Distanca e largët me tregun ka bërë që të gjitha produktet, përfshirë ato bujqësore, blegtorale si dhe mjaltin, të shkojnë dëm.

Top Channel