Bushati: Korrupsioni, jo i aleatëve, por i atyre që kanë frikë nga Vettingu

12/04/2017 00:00

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka hedhur poshtë pretendimet e Kreut të PD, i cili e quan Vettingun një vepër mafioze dhe shtrin akuzën për komplot ndërkombëtar.

“Nuk besoj në teori konspirative dhe nuk besoj se SHBA dhe BE të mund të influencohen apo të korruptohen nga politikanë shqiptarë”, shprehet Bushati.

Më tej ai ka kthyer kursin e akuzave për nga Basha, duke theksuar se deklarata e këtij të fundit është thjesht një përpjekje për t’i bërë bisht Vettingut.

“Është thjesht një përpjekje e dëshpëruar, për t’i bërë bisht një procesi që është shumë i rëndësishëm. Është kardinal për 10-15 vitet e ardhshme për mënyrën se si ne duam ta konceptojmë Shqipërinë që duam. Çdo gjë fillon dhe mbaron me Reformën në Drejtësi”, thekson Bushati.

Top Channel