
Arsenali po përgatitet të bëjë shpenzime të rëndësishme në merkaton e transferimeve këtë verë. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, trajneri i klubit londinez Arsene Wenger do të ketë në dispozicion 200 milionë paund, shifër të cilën do të kërkojë ta përfitojë nga shitja e Ozil, Sanchez dhe disa emrave të tjerë.
Kontratat e Sanchez dhe Ozil skadojnë në vitin 2018 dhe deri në këtë moment, asnjë prej tyre nuk e ka rinovuar atë, kështu që Arsenali do t’i shesë këtë verë në mënyrë që të mos i humbasë ata me parametra zero.
Futbollistët e tjerë që mund t’i shtohen listës së të larguarve të mundshëm janë Giroud, Oxlade-Chamberlain dhe Wilshere. Ndërkohë, tek Arsenali është bërë gati edhe lista e futbollistëve të vënë në shënjestrën e drejtuesve të kësaj skuadre.
Gjithnjë sipas “The Sun”, objektivi kryesor në këtë pikë është sulmuesi i Lionit, Alexander Lacazette, ndërkohë që një mundësi është edhe Moussa Dembele i Celtic Glasgow. Po kështu, në listën e dëshirave të Wengerit janë edhe Jordan Pickford, Jack Butland dhe Joe Hart.
Top Channel