Teatri shëtitës i Kukullave në Parkun Rinia

11/04/2017 00:00

Teatri shëtitës i Kukullave të bashkisë së Tiranës është ndalur në parkun Rinia, ku me dhjetëra fëmijë kanë shijuar shfaqjen e mrekullueshme.

Kësaj nisme iu bashkua edhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili vlerësoi se aktivitete të tilla rekreative, edukuese dhe argëtuese për fëmijë të grupmoshave të ndryshme do të vijojnë të shfaqen jo vetëm në zonat urbane, por dhe në ato rurale.

Krahas teatrit shëtitës, në Parkun Rinia dhanë shfaqje edhe artistët e Cirkut të Tiranës, të cilët realizuan numra të ndryshëm duke tërhequr vëmendjen e mjaft fëmijëve.

Një kënd i veçantë i ishte kushtuar edhe të pasionuarve pas lojërave dhe pas librave të cilët kishin mundësi që të njiheshin me veprat e shkrimtarëve të njohur.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA