Përgjimet elektronike, miratohen ndryshimet ligjore

11/04/2017 00:00

Komisioni i ligjeve miratoi këtë të martë ndryshimet në ligjin për përgjimet elektronike, duke i dhënë mundësi Prokurorisë së Posaçme që do të krijohet për hetimin e korruspionit, të bëjë përgjime.

Aktualisht bërthamen komanduese për administrimin e përgjimeve në Shqipëri e ka vetëm Prokuroria e Përgjithshme, e cila shqyrton kërkesat nga institucionet apo agjencitë që kryejnë këtë veprimtari.

Me ligjin e ri, kompetencat për përgjimet do të ndahen sipas juridiksionit të Prokurorisë së Përgjithshme apo asaj të Posaçme.

Ky projektligj është dakordësuar me specialistë të huaj që asistojnë reformën në drejtësi. Ai është propozim i deputetes Vasilika Hysi dhe do të shkojë për mendim edhe në Komsionin e sigurisë kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB