I dyshuar si drejtues i një grupi kriminal dhe i akuzuar për mbi 50 grabitje në Europë, nën masa të rrepta sigurie Edison Pula del para gjykatës në Francë Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për të enjten procesin në të cilin Komiteti Shqiptar i Helsinkit kundërshton ligjin e dekriminalizimit me argumentin se heqja e të drejtës për të votuar për disa të dënuar është antikushtetues.
Seanca e parë nuk u zhvillua për shkak të mos formimit të trupës gjyqësore. Komiteti Shqiptar i Helsinkit arsyeton në padi se Kuvendi nuk ka paraqitur shkaqe se cili është interesi i publikut për mohimin e kësaj të drejte të të dënuarve për një kategori krimesh dhe kundërvajtjesh penale.
“Ka kundërvajtje penale, ka edhe vepra penale me marzhe dënimi që varijojnë me minimum dhe maksimum i cili nuk e bën domosdoshmëri veprën përkatëse një vepër me rrezikshmëri, sikurse mund të jetë shpërdorimi i detyrës që ka një minimum prej 6 ose 8 muajsh. Kushtetuta thotë vetëm në rase përjashtimore dhe të justifikuara. Ligji për dekriminalizimin e zgjeron rrethin e veprave penale për të cilat privohen të dënuarit nga ushtrimi i të drejtës së votës përtej kufizimit kushtetues, pra nuk kemi asnjë rast të justifikuar dhe asnjë rast përjashtimor dhe kjo është arsyeja pse KSHH i është drejtuar me kërkesë për shfuqizimin e nenit 2 pika 4 për ligjin e dekriminalizimit dhe nenet përkatëse që kanë lidhje me këtë nen si të papajtueshme me kushtetutën dhe me nenin 3 të protokollit një shtesë të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, thotë Erinda Skëndaj.
Në Gjykatën Kushtetuese, Komiteti Shqiptar i referohet një vendimi të gjykatës supreme të Kanadasë që e cilëson një ligj të ngjashëm të vitit 1985 në shkelje të hapur të Kartës për të drejtat dhe liritë e njeriut. Në Shqipëri nga kufizimet e këtij ligji llogaritet të mos kenë të drejtën për të votuar 2 mijë të burgosur.
Top Channel