Eurodeputetët Kukan dhe Flekenstein i kërkojnë politikës shqiptare që t’i japin fund krizës dhe të miratojnë reformën në drejtësi. Kukan fton palët ta votojnë vetting-un, ndërsa Fleckenstein është më skeptik.

“Miratoni reformën në drejtësi. Miratimi i saj do të sjellë një situatë më të mirë demokratike”, tha Kukan.

“Votimi vetting-ut me siguri do të shtyhet sot pasdite, por jo për shumë gjatë”, tha Fleckenstein.

Të dy kanë kanë një thirrje për opozitën.

“Kemi nxitur opozitën të votojë vetting-un në të gjitha nivelet, por nuk ka funksionuar. I kemi thënë zotit Basha se do ta mbështesim nëse ai nis dialogun me mazhorancën. Nuk është rrugë bojkoti i zgjedhjeve apo moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve. Është e domosdoshme që ju të merrni pjesë dhe të dëshmoni se jeni ju të fortë politikisht në zgjedhje. Mbajtja e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e të gjitha partive politike, me abstenime apo bojkot të partive opozitare, nuk është në të mirë të askujt në Shqipëri”, shprehet Kukan.

“Të jesh zgjedhur dhe të mos shkosh në punë, pushohesh. Nëse je një parlamentar, mund të bësh çfarë të duash, por duhet të punosh. Të shkosh në punë, në Parlament. E sidomos për të votuar vetting-un. Nuk njoh asnjë deputet europian që të mbështesë bojkotin në çdo vend”, deklaron Fleckenstein.

Kukan dhe Fleckenstein e kanë një zgjidhje për krizën.

Kukan thotë: “Po të kisha mundësi do t’i mbyllja në një dhomë kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, derisa të gjenin një zgjidhje për krizën politike”.

“Do të isha i gatshëm të bëja rolin e negociatorit për të ulur bashkë Ramën e Bashën. Por, ka disa kushte. Por, jo për fasadë. Jo për të marrë si fëmijë nga dora. Duhet të ketë vullnet”, thekson Fleckenstein.

Top Channel