Zgjedhjet në Kavajë, Klodian Shehi kandidat i PS-së

10/04/2017 00:00

Klodian Shehi do të jetë kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 7 majit në Kavajë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste këtë të hënë. Aktualisht Shehi është nënkryetar i kësaj bashkie.

Ndërkaq, opozita ka deklaruar se më 7 maj do të organizojë një tubim kombëtar në Kavajë, pasi nuk do të marrë pjesë me kandidat në këto zgjedhje duke qënë kundër tyre.

Top Channel