“Shtyrja e zgjedhjeve, kthim pas”

09/04/2017 10:25

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një përgjigje opozitës dhe kërkesave të saj për qeveri teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve ndërsa ka publikuar në profilin e tij në Facebook një deklaratë të zv/Presidentit të Socialistëve e Demokratëve Europianë dhe eurodeputetit austriak, Josef Vajdenholzet.

“Të kërkosh sot, dy muaj para zgjedhjeve që ato të shtyhen e akoma më shumë, nën preteksin e “zgjedhjeve të lira” të kërkosh një “qeveri teknike”, do të thotë të rikthehesh disa vite pas”, citon Rama eurodeputetin austriak.

Sipas tij, Shqipëria, ka disa vite që ka treguar se është në gjendje të kryejë zgjedhje të lira dhe për këtë nuk i ka munguar kurrë ndihma e ndërkombëtarëve. Vajdenholzet i drejton një thirrje forcave politike në Shqipëri që të mos e vendosin në kandar të ardhmen e vendit, por t’ja lënë në dorë shqiptarëve në datën 18 qershor që të vendosin se kush do e drejtojë në katër vitet e ardhshme.

Për zv/Presidentin e Socialistëve e Demokratëve Europianë, Shqipëria sot ndodhet në metrat e fundit drejt finishit të integrimit europian dhe kjo rrugë aspak e lehtë duhet të vazhdojë.

Top Channel