Live/ Dita e 13-të e protestës, qytetarët nisin fjalimet para Kryeministrisë, thirrje pjesëmarrësve në takimin e PS: Bashkohuni me ne
Lëkundjet e forta të tokës në Mirditë, Dibër, Lezhë, Tirane Durrës, por edhe përtej kufirit. Goditja e tërmetit që shkaktoi panik ishte 5.1 e shkallës rihter me epiqendër në Kurbnesh, rreth 55 kilometra larg Tiranës.
Shefi i emergjencave civile, Shemsi Premçi tha për Top Channel se nuk ka raportim për të lënduar nga tërmeti, por dëme materiale në disa shtëpi në fshatrat e Kurbneshit dhe Burrelit.
Në zonën e Kurbneshit, në fshatin Kthellë janë plasaritur muret e 5 shtëpive dhe të shkollës 9-vjeçare Kthellë e Epërme . Plasaritje ka patur në 5 shtëpi në rajonin e Klosit dhe 10 shtëpi në Urakë të Burrelit.
Një shtëpi ku jetojnë dy familje me 10 anëtarë në Perlatin e Sipërm është shpallur e pabanueshme dhe grupet e vlerësimit do të vlerësojnë dëmet dhe do të llogaritet kompensimi.
Top Channel