Rama: Çdo ditë, 1001 legalizime

07/04/2017 11:40

Kryeministri Edi Rama ishte në Cakran të Fierit, ku shpërndau certifikatat e pronësisë duke vlerësuar punën e stafit të ALUIZNI-t, bërë në më pak se 3 vjet.

“Këtu në Cakran, në 8 vjet u bënë tre legalizime, ndërkohë që ne sot, në një ditë bëjmë 1001 legalizime. Në Fier, në 8 vjet pushteti të atyre që janë ngujuar në çadër janë bërë 1074 legalizime, ndërkohë që deri më sot, në më pak se tre vjet që ka filluar punën institucioni i ALUIZNI-t janë bërë 11200, pra 10-fishi”, tha Rama.

Kryeministri akuzoi gjithashtu qeverinë e mëparshme se legalizoi në kurriz të njerëzve godinat mbi lumin Gjanicë, apo biznese lokalesh, hotelesh e magazinash në parqe e ku nuk duhet, duke paralajmëruar prishjen e tyre.

“Kanë bërë pronarë në zona ku ne nuk mund të pranojmë të mbeten të përjetshëm”, theksoi Rama.

Top Channel