Detaje nga aksidenti fatal në Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital
Në prag të Pashkëve, Kisha Ortodokse në Elbasan ka marrë si dhuratë legalizimin e 10 objekteve të kultit.
Mitropoliti Andon Merdani tha se legalizimi i kishave u shërben edhe një institucionalizimi të mirë të objekteve të kultit dhe menaxhimit të tyre.
Ndërsa deputeti Taulant Balla, teksa shpërndau lejet e legalizimit, theksoi se kishat që sot legalizohen janë ndërtuar në themelet e kishave të cilat u shembën dikur.
Në Bashkinë e Elbasanit janë ende 7 kisha që presin të legalizohen. Vetëm pak ditë më parë, drejtoria e ALUIZNI-it Elbasan ndau leje legalizimi edhe për rreth 50 xhami të ndërtuara pas viteve ‘90.
Top Channel