Idrizi: Dialogu, mirënjohja më e madhe. Platforma ime, për të zgjidhur krizën

06/04/2017 00:00

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi deklaron se dialogu mes partive parlamentare dhe zgjidhja e krizës në këtë moment është mirënjohja më e madhe.

Në një reagim për Top Channel, Idrizi thotë se propozimet e partisë së tij janë thjesht kontribut për të nxitur ata që e kanë mundësinë dhe përgjegjësinë para qytetarëve, për t’i dhënë zgjidhje një krize që po na çon jashtë shinave të kushtetutshmërisë.

Për kreun e PDIU-së, që ka propozuar platformën me 7 pika, Presidenti i Republikës duhet të mbledhë tryezën e partive parlamentare.

Top Channel