“Shqipëria ka më shumë policë të plagosur se protestues”, Rama nxjerr shifrat: Shumë shpejt i shikoni me fytyrë heronjtë e maskuar që terrorizuan shqiptarët Ambasadori austriak komenton nga Shkodra zhvillimet politike, duke vlerësuar thirrjet për dialog.
“E rëndësishme është që partitë të ulen bashkë të dialogojnë. Dialogu është thelbi i demokracisë. Ditët e fundit kemi parë zhvillime të mira. Dëgjova ftesa për dialog. Po ashtu, kam dëgjuar edhe për pranim. Po shkojmë në drejtimin e duhur. Më e rëndësishme eshtë që të flisni dhe jo vetëm të bëni dialog. Jam i bindur se në fund do të kemi një proces elektoral gjithpërfshirës”, tha Johann Slatter.
Slatter është zëri më i fundit që i bashkohet përfaqësuesve ndërkombëtarë në Tiranë, të cilët i japin mesazhe politikës gjatë vizitave larg kryeqyetit.
Të mërkurën, në Vlorë, ambasadorja gjermane Susanne Schutz i bëri thirrje opozitës të kthehet në Parlament dhe të marrë pjesë në zgjedhje.
Top Channel