Balla: Vettingu do largojë politikanët e korruptuar

05/04/2017 00:00

Shqipëria duhet të shpëtojë jo vetëm nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, por edhe nga politikanët e korruptuar.

Kështu deklaroi deputeti i PS Taulant Balla, gjatë një takimi në Elbasan, ku tha se Shqipëria ka të vetmen opozitë në botë që nuk do zgjedhje.

“Nuk ka vend në botë ku opozita të thotë nuk dua zgjedhje. I vetmi vend ku opozita nuk do zgjedhje është Shqipëria. Dhe e dini pse nuk do zgjedhje? Nuk duan zgjedhje sepse duan të mbajnë peng vettingun. Sot që kanë mandate deputetësh nuk duan të vijnë në Parlament për të votuar vettingun”, tha Balla.

Ai theksoi se, reforma në drejtësi i duhet Shqipërisë sepse nga vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, drejtësia që do të rilindë dhe do të bëjë edhe vettingun e politikanëve të korruptuar.

“Është një domosdoshmëri që Shqipëria të shpëtojë edhe nga politikanët e korruptuar, por kjo nuk mund të bëhet nesë ne nuk pastrojmë dot sistemin e drejtësisë”, tha Balla.

Gjatë takimit me të rinjtë Balla u shpreh i bindur se në 18 qershor PS i fiton bindshëm zgjedhjet edhe e vetme.

Top Channel