I dyshuar si drejtues i një grupi kriminal dhe i akuzuar për mbi 50 grabitje në Europë, nën masa të rrepta sigurie Edison Pula del para gjykatës në Francë Gjashtë punonjës të ambasadës shqiptare në Serbi, që 18 vjet më parë ndodheshin në ish-shtetin jugosllav gjatë bombardimeve të NATOS, duhet të dëmshpërblehen nga shteti shqiptar për dëmet materiale të shkaktuara gjatë evakuimit.
Nuk ka asnjë dyshim thotë Gjykata e Apelit Administrativ se dëmi që ish-punonjësit kanë pësuar nga sulmet e serbëve në mars-qershor 1999, duke humbur të gjitha sendet personale dhe familjare u është shkaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vonesa e urdhrit të evakuimit të Ministrisë se Jashtme.
Dëmi është shkaktuar gjithashtu edhe nga moszbatimi nga ish-shteti jugosllav, i cili sipas Konventës së Vjenës kishte detyrime ndaj shtetit shqiptar për mbrojtjen e sigurinë e personelit dhe të pronës së tyre.
Gjykata çmon më tej se nga kjo mospërmbushje e ish-shtetit jugosllav ndaj Shqipërisë, është bërë e mundur pasi shteti shqiptar nuk e ka kërkuar këtë dëmshpërblim.
Procesi gjyqësor, ku palë e paditur është Ministria e Jashtme zgjati shtatë vjet. Gjykata e Apelit Administrativ deklaroi se paditësit, mes tyre edhe i ngarkuari me punë në Ambasadë, Florian Nova dhe ish-sekretari për çështjet politike, Vangjel Lili duhet të paguhen me shumën e 7 milionë lekëve së bashku me fitimin e munguar, sipas interesave të bankës.
Në fashikull përmenden edhe dëmet e shkaktuara në ambasadë dhe në ambientet ku jetonte personeli, sipas verifikimeve të kryera pas rivendosjes së marrëdhënieve me Serbinë.
Në proces si shkresë me forcë provuese është administruar edhe relacioni i ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, i cili vinte në dijeni ish-ministrin e Financave Ridvan Bode se nga largimi urgjent i stafit, bagazhet e tyre ishin shkatërruar dhe sendet personale ishin vjedhur e dëmtuar në një masë të papërdorshme.
Top Channel