Përmbytjet, “Rama” dëmshpërblen “Berishën”

04/04/2017 00:00

Qeveria ka vendosur të dëmshpërblejë rreth 4000 familje që u dëmtuan nga përmbytjet në zonën e nënshkodrës në vitin 2010.

Dëmi i vlerësuar në total është 1.1 miliardë lekë, por vetëm gjysma u likujdua nga qeveria e kaluar, duke e lënë problemin për 4000 familjet e tjera të pazgjidhur.

“Në fakt ishte një dëm i shkaktuar nga shirat dhe jo nga koorporata, por që iu faturua asaj. Gjithsesi qeveria ka vendosur të dëmshpërblejë familjet”, deklaroi ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Nga rreth 550 milionë lekë të palikujduara qeveria u zbriti këtyre familjeve fillimisht detyrimet që I kishin operatorit të shpërndarjes për energjinë e konsumuar.

“222 mln lekë ishin detyrime, pjesa e mbetur 326 mln lekë do të shpërndahen për rreth 4000 familje, nga KESH përmes një sistemi çeku”, thotë ai.
Ministri Gjiknuri thotë se procesi i dëmshpërblimit përfundon brenda këtyre dy muajve.

Top Channel