KQZ: Në 5 dhe 6 prill konstituohen KZAZ-të në të gjithë vendin

04/04/2017 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se, pasi u vendos ngritja e 90 KZAZ-ve në mbarë vendin, mbledhja e parë e tyre do të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten.

Në datën 5 prill do të konstituohen KZAZ-të në të gjithë vendin, ndërsa në datën 6 prill do të konstituohen KZAZ-të në qarkun e Tiranës, bën me dije KQZ-ja.

“Anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve të jenë prezent për mbledhjen e parë. Do të monitorojmë këtë moment të rëndësishëm të procesit zgjedhor të 18 qershorit”, lexohet në njoftimin e KQZ-së.

Top Channel