Deklarata e Metës; socialistët, hutim dhe zemërim

04/04/2017 00:00

Deputetët socialistë e kanë komentuar në mënyra të ndryshme situatën poilitike shumë të vrullshme, me takimin Rama-Meta dhe deklaratën e mbrëmshme të kreut të LSI.

Në prononcimet e dhëna gjatë ditës për mediat, ata nuk e fshehin hutimin por edhe zemërimin.

“Aleanca do ketë një mandat të dytë dhe përpjekjet brenda saj për të afruar dhe qetësuar të gjithë aktorët politikë është e mirëseardhur”, deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

“Ligji e parashikon qartë se si nënpunësit civilë nuk përfshihen në procesin zgjedhor, ndaj dhe garancia është e plotë”, tha ministrja e Inovacionit, Milena Harito, lidhur me kërkesën për garanci për zgjedhje të lira.

“Cila është qeveria e besimit? Qeveria e shqiptarëve mjafton”, tha Xhemal Qefalia, deputet i PS.

“Qeveria është qeveri e besimit, sepse ka marrë besimin në Parlament. Unë nuk mendoj se aleanca ndodhet në një krizë për çështjet e saj”, tha deputeti tjetër i PS, Dashamir Peza.

“Jam bashkë me zotin Peza për të konfirmuar unitetin e Luftës Antifashiste që Martaneshi dhe Peza kanë bërë bashkë dhe që nuk na ndan dot asnjë forcë tjetër. Akoma me çadrën ju?”, tha nënkryetari i LSI, Luan Rama.

Top Channel