Rama në Ulqin, takim me politikanët shqiptarë

03/04/2017 00:00

Në vijim të vizitës së tij në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama është ndalur në Ulqin, ku është takuar me përfaqësues shqiptarë të politikës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare ka vlerësuar hapat e ndërmarrë nga politika në të mirë të komunitetit shqiptar.

“Në Ulqin me faktorët politikë shqiptarë të Malit të Zi, ku po bëhet një progres i madh hapash konkretë në të mirë të komunitetit shqiptar”, ka thënë Rama në Facebook.

Top Channel