Meta: Çdo lloj destabiliteti është kosto për vendin

03/04/2017 00:00

Çdo lloj destabiliteti është kosto për vendin është shprehur kreu i LSI-së Ilir Meta në një takim me të rinjtë e LRI-së në njësinë nr.1 në Tiranë.

Zgjedhjet e lira tha ai nuk bëhen as për opozitën e as për pozitën. “Zgjedhjet bëhen për qytetarët shqiptar, janë ata që votojnë, që vendosin. Zgjedhjet duhet të bëhen në mënyrë më të qetë dhe më demokratike. Çdo lloj destabiliteti, është kosto për vendin. Çdo lloj konflikti, është kosto për çdo qytetar, familje, dhe  të rinjtë”, tha kreu i LSI-së.

Top Channel