Edhe këtë vit, si të gjitha vitet, stina e bukur e pranverës po troket në derë bashkë me ankthin e të gjitha femrave: ndryshimi i dollapit.
Të zëvendësosh bluzat e trasha me ato të hollat, të krijosh hapësirë për blerjet e reja, të heqësh veshjet që nuk i do më ka nevojë për pak durim. Ja disa këshilla për të shmangur panikun.
Riorganizo dollapin
Para se të sistemoni rrobat, mësoni të “ndani” hapësirën që keni në dispozicion. Nëse keni rafte, më mirë akoma, shfrytëzojini për të mbajtur bluzat që vishni më shpesh dhe në hapësirat e tjera ato që vesh më pak. Sekreti është shmangia e parregullsive, ajo e të brendshmeve, etj. Një ide e mirë është ajo e ndarjes në bazë të stilit, xhaketat dhe kostumet në pjesën e veshjeve elegante dhe këmishat dhe xhinset në ato më sportive.
Vendosi me rregull
Është e tmerrshme sigurisht, por ia vlen mundimi. Kur sistemojmë veshjet, më parë duhet ti kemi hekurosur dhe palosur mirë, pasi në të kundërt zënë më shumë hapësirë dhe duken më të çrregullta.
Kutitë
Kufizohuni në sa më shumë forma e përmasa të mundshme. Kur ndryshojmë stinët, kutitë janë aleati numër një për të hequr veshjet e tepërta. Janë zgjidhja më e mirë për të mos marrë pluhur rrobat që nuk i veshim më. Një këshillë: Është mirë që ato të jenë të pastra dhe të palosura mirë në brendësi të kutisë. Kështu, do të jenë gati për stinën e ardhshme!
Hidhi ato që nuk i vesh më
Lëreni mënjanë sentimentalizmin, pasi ju vjen keq që një veshje që ju pëlqen shumë, por nuk e vishni më, ta mbani për shkak të lidhjes shpirtërore që krijoni me to, apo thjesht ju vjen keq ta hidhni. Largoni çdo veshje që nuk ju hyn më në punë. Mund dhe ta riciklosh duke ua dhënë mikeshave, apo për njerëz që janë në nevojë.
Top Channel