Rama: Edhe pa PD ka zgjedhje dhe opozitë

02/04/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama, në komunikimin javor ka folur për zgjedhjet në vend dhe kërkesën e opozitës për qeveri teknike.

Rama theksoi se janë vjedhësit që kundërshtojnë zgjedhjet pa u bërë ende.

Sipas tij, kërkesa e PD për qeveri teknike është një absurditet dhe ka si qëllim bllokimin e “Vettingut”. Kryeministri shtoi se elita e korruptuar e PD-së proteston për të bllokuar “Vettingun”.

“Meraku ynë i madh është reforma në drejtësi dhe aleanca e turpshme e PD me kastën e gjyqtarëve të korruptuar. Çadra është për të mbrojtur eksponentët e vjetër të PD dhe të kastës së korruptuar. Reforma duhet të fillojë sa më parë për të çliruar shqiptarët nga korrupsioni”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se Demokracia nuk ndalon dhe detyron askënd të hyjë në zgjedhje. “Opozita është prodhimi i lirisë dhe askush nuk duhet të ketë frikë se Shqipëria mund të mbesë pa opozitë, edhe nëse Berisha dhe PD nuk do të futen në zgjedhje”, tha Rama.

Top Channel