Meta: LSI-ja i ka shërbyer gjithmonë nxitjes së dialogut

02/04/2017 00:00

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me të rinjtë e LRI-së së Kuçovës, nga ku deklaroi se “të rinjtë e të rejat e LRI-së janë shembulli dhe modeli i një lidershipi të ri në Shqipëri”.

“Suksesi i zgjedhjeve të ardhshme nuk është as rezultati i LSI dhe as rezultati i askujt tjetër. Suksesi i zgedhjeve, standardi i besueshmërisë që ato do të realizojnë, është për qytetarët tanë. Nga zgjedhjet varet shumë fati i të rinjve e të rejave të Shqipërisë dhe i të ardhmes evropiane të vendit tonë”, deklaroi Meta.

Kreu i LSI-së tha se partia e tij “asnjëherë nuk i ka shërbyer nxitjes së konfliktit, por i ka shërbyer vetëm nxitjes së dialogut”.

“Vetëm përmes dialogut politik mund të forcohen institucionet në vend”, tha Meta.

Top Channel