Lushnje-Fier, zjarri bllokon një drejtim të autostradës

01/04/2017 00:00

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë rreth mesditës duke bllokuar një kalim të autostradës Lushnje-Fier.

Në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, korsia e djathtë është bërë e pakalueshme për dy orë.

Zjarri është vënë nga persona të paidentifikuar, të cilët përdorin metodat e zjarrvënies për të pastruar kanalet buzë tokave bujqësore.

Kanali i këtij aksi është i mbushur me goma automjetesh, mbetje të naftës dhe sende të tjera plastike të hedhura nga bizneset aty pranë.

Djegia e tyre ka shkaktuar ndotje të madhe të ambientit dhe flakët kanë rrezikuar të përfshijnë makinat që udhëtonin.

Top Channel