Bushati takon Hahn, diskutohet reforma dhe stabiliteti rajonal
01/04/2017 00:00
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me komisionerin e BE për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Lajmin, shefi i diplomacisë shqiptare e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Twitter.
“Një takim pozitiv me komisionerin Hahn në lidhje me sundimin e ligjit, në kuadër të reformave që duhet të kryejë Shqipëria në rrugën e saj drejt BE-së”, ka thënë Bushati.
Gjithashtu, ka shtuar ministri i Jashtëm, në takimin kokë më kokë është diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin mes vendeve të Ballkanit perëndimor.
Top Channel