Vuçiç “hero”, i vjen në ndihmë të riut gjatë një emisioni televiziv

31/03/2017 00:00

Aleksandar Vuçiç është kthyer në “heroin” e momentit në Serbi pas ndihmës që i dha një djali në mesin e publikut të një emisioni ku ishte ftuar.

Ndërsa Vuçiç fliste, i riu prapa shpatullave të tij nuk është ndjerë mirë dhe është rrëzuar nga karrigia.

Kryeministri, me të parë së ç’po ndodhte prapa shpinës së vet, është ngritur nga vendi e ka nxituar ta ndihmojë djalin e shtrirë në tokë dhe ka thirrur me zë të lartë që të ndërpritej regjistrimi.

Kreu i ekzekutivit serb tani kërkon presidencën e vendit e ashtu si kandidatët e tjerë në garë është duke përdorur sa më shumë hapësirat në media përpara se fushatës t’i vijë fundi e të vendoset heshtja zgjedhore.

Zgjedhjet presidenciale të Serbisë mbahen më datën 2 prill.

Top Channel